Rajoni

Arrestimi i të dyshuarit serb si “spiun” çorienton familjen e tij

Motra e Cedo Coloviç, një ish-luftëtar i kohës së luftës që ka nënshtetësi kroate dhe serbe dhe u arrestua në Serbi nën dyshimin për spiunazh, tha se familjes së tij s’i kanë asgjë për çështjen e tij.

Вишиот суд во Белград. Фото: Виш суд во Белград

Gjykata e Lartë në Beograd. Foto: Gjykata e Lartë në Beograd.

Motra e Cedo Coloviç, një ish-luftëtar i kohës së luftës që ka nënshtetësi kroate dhe serbe dhe u arrestua në Serbi nën dyshimin për spiunazh, tha se familjes së tij s’i kanë asgjë për çështjen e tij.

“Nuk kemi marrë zyrtarisht asnjë lajm dhe as na ka telefonuar njeri. Dimë vetëm atë që shohim në televizor,” tha motra Coloviç, Anka Borkoviç.

“Po shpresoja që të paktën Cedo (Coloviç) ose avokati i tij ndoshta do të na telefononin, por askush nuk e ka bërë,” vazhdoi ajo.

Ajo tha se kishte dëgjuar në media se ai kishte arritur një marrëveshje me prokurorinë në Serbi – gë e cila nuk është konfirmuar.

Borkoviç e mohoi që vëllai i saj ishte një spiun.

Ajo tha Coloviç dikur kishte pasur grada në një shtet të vogël rebel serb të kohës së luftës në Kroaci, Republika e Krajinës Serbe, edhe pse ajo tha se “nuk ishte e sigurt se çfarë grade saktësisht”.

Ai u plagos në shpatull në vitin 1993 dhe u transferua në një spital në Beograd për kurim. Pas kësaj mori statusin e personit me aftësi të kufizuara dhe iu caktua pension shtetëror.

Borkoviç tha se në vitin 1999 ai u kthye në fshatin e tyre të lindjes, Tepljuh, pranë qytetit Drnis në Kroacinë jugore, për t’u kujdesur për prindërit e tyre të cilët jetonin atje. Pasi të dy prindërit vdiqën, ai u rikthye në Beograd në vitin 2004, pas të cilës ai shkonte atje çdo vit për rreth një muaj që të kujdesej për shtëpinë dhe vreshtin e tyre.

“Ai po planifikonte të shkonte atje të premten kur u arrestua. Jam e tronditur. Nuk di çfarë të mendoj më,” tha ajo.

Si zyra e prokurorit të Serbisë ashtu edhe Gjykata e Lartë në Beograd nuk pranuan të komentonin për BIRN në lidhje me këtë çështje.

Duke cituar burime anonime, gazeta serbe Blic u shpreh se Kroacia kishte kërcënuar se do ta ndiqte penalisht Coloviçin për krime lufte të dyshuara se janë kryer në Kroaci gjatë viteve 1990 dhe e detyroi atë të punonte për Agjencinë Kroate të Sigurisë dhe Inteligjencës, SOA.

Sipas të njëjtave burime, ai mblodhi informacione, dokumente dhe madje rekrutoi dëshmitarë për prokurorinë në Kroaci për ish-oficerë të Ushtrisë Popullore Jugosllave, JNA.

Milica Kostiç, drejtoreshë e programit ligjor në Qendrën për të Drejtën Humanitare në Beograd – që hulumton dhe dokumenton krimet e luftës – tha për BIRN se Coloviç është i panjohur për organizatën e saj si një person që mund të jetë i lidhur me krimet e luftës.

“Ai nuk përmendet në ndonjë provë apo dëshmi para Gjykatës së Hagës, nuk ka informacione për të në internet dhe nuk ka ndonjë informacion për të në bazën tonë të të dhënave. Kjo është shumë e çuditshme,” tha ajo, duke ngritur dyshimet e saj në lidhje me faktin që ai të ketë lidhje me krime lufte të kryera në Kroaci.

Ajo tha se, për momentin, nuk është madje e qartë se çfarë ai akuzohet, sepse media raporton se ai “rekrutoi dëshmitarë ose punoi për aktakuza” dhe këto s’janë vepra penale spiunazhi.

Kostiç është gjithashtu në mëdyshje në lidhje me raportet mediatike sipas të cilave Coloviç kishte dokumente ushtarake, duke qenë se, sipas saj, ai mund ta ketë bërë këtë vetëm nëse do të ishte punonjës i një institucioni shtetëror.

I vetmi konfirmim zyrtar gjatë fundjavës ishte se Coloviç mban dy nënshtetësi kroate dhe serbe dhe u arrestua nën dyshimin për spiunazh. Ai u mbajt në paraburgim për 30 ditë të dielën.

Mediat serbe kanë pohuar se Coloviç po spiunonte Serbinë për Kroacinë, gjë që kryeministri kroat Tihomir Oreskoviç e mohoi të shtunën, duke e quajtur të gjithë këtë çështje “një provokim” nga ana e Beogradit.

Marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë janë përkeqësuar ndjeshëm në muajt e fundit dhe janë shoqëruar me shkëmbime notash të ashpra diplomatike dhe deklaratash të ashpra nga politikanët e të dyja palëve.